Procesi I Prodhimit

Ne dizajnojmë dhe prodhojmë prodhime të kualitetit të lartë me
qëndrueshmëri maksimale dhe ne portretojmë një imazh të shkëlqyer
nga që ne çdo herë punojmë me materiale bazë të kualitetit më të lartë dhe dizajnim të avancuar

Kombinimi inteligjent i teknikave manuale të prodhimit mirë të testuara dhe sprovuara
dhe proceset më të përparuara maqinerike garantojnë kualitet të klasës së parë dhe mundësojnë që të
qëllojmë ekuilibrin ideal midis sigurisë dhe dizajnit ergonomik

Proceset e prodhimit teknologjikisht të avancuara dhe testet e vazhdueshme për qëndrueshmëri
të fortësisë për çdo prodhim në veçanti, na mundësojnë të sigurojmë obstruksionin e çfarëdo
lloji të abuzimit nga ana e vjedhësve, duke klasifikuar produktet HUGO LOCKS në prodhimet
elite të sigurisë në nivel global.

Paketimi

Departamenti yne i dizajnit i dedikuar për zhvillim të paketimit është gjithmonë i përditësuar me tregun dhe trendet e dizajnit në atë mënyrë për t’i zbatuar ato në paketim.

Rezultati është paketim i bukur dhe praktik, i lehtë për tu vendosur në stande duke mbështetur shitjet e dyqanit tuaj

Paketimi HUGO LOCKS lehtëson procesin e distribuimit dhe luan rol të rëndësishëm në rritjen e sigurisë së prodhimeve gjatë transportimit.

pack

iso

 Proceset e prodhimit dhe kontrolli janë të certifikuara
në përputhshmëri me standardet ISO 9001:2015;

Standardet e Kualitetit

Përmirësimi dhe perfekcionizmi i të gjitha proceseve në kompani si dhe kualiteti i sistemit të menaxhimit janë çështjet kryesore të organizatës tonë dhe ne duam kjo të reflektohet në të gjitha fushat tona të veprimit

Përveç kësaj, nga që cilindri është elementi më i thyeshëm, i nënshtrohet kërkesave rigoroze në aspektin e rezistencës ndaj sulmeve.

Të gjithë linjat e cilindrave tonë janë në përputhshmëri me standardet europiane UNI EN
1303, të validuara me rezistencën për sulme fizike, qëndrueshmëri dhe siguri të çelësit.